Haradinaj i prerë: Ideja për bashkimin me Shqipërinë është serioze

Aktuale

Haradinaj i prerë: Ideja për bashkimin me Shqipërinë është serioze

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 22:15
Ramush Haradinaj

“Nëse nuk hiqen pengesat Kosovës për anëtarësim në NATO, nëse katërshja e BE-së nuk na njeh, Serbia po ashtu, atëherë ne do të inicojmë referendumin për Bashkim me Shqipërinë.

Kjo është serioze”, kështu është shprehur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa fliste për mundësinë e referendumit me Shqipërinë.

Në emisionin Debat me tematikën, Kauza e Haradinaj, beteja politike për president, Haradinaj e bëri të qartë se para se të kryhet mandati i ardhshëm i qeverisë, një qeveri serioze duhet të jap shpjegim se cka duhet të ndodh në këto katër vjet.

Nëse ajo qeveri nuk e ka të mundur të thotë se hyjmë në NATO ose jemi në dyer të NATO-s, përndryshe, e vetmja përgjigje është referendumi.

“Kjo ka mundësi reale të ndodh. Union Kosovë Shqipëri pa ndryshim të kufijve, pa asnjë lëvizje”, ka deklaruar Haradinaj, derisa ka thënë se deri në 2024 duhet të ndodh përgatitja për referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat