Zogaj: Të gjitha partitë po i thyejnë masat anti-Covid, madje edhe fituesi i projektuar (VV-ja)

Aktuale

Zogaj: Të gjitha partitë po i thyejnë masat anti-Covid, madje edhe fituesi i projektuar (VV-ja)

Nga: A.Zh Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:06
Fushata zgjedhore në Kosovë

Analisti politik Petrit Zogaj, ka kritikuar partitë politike në Kosovë, për thyerje të masave kundër pandemisë, gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë masat po i thyen edhe fituesi i projektuar – Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Zogaj ka treguar se gjatë fushatës elektorale në SHBA, Joe Biden nuk është shfaqur asnjëherë pa maskë në publik, derisa Donald Trump nuk mbante kurrë maskë.

Reagimi i plotë i Zogajt në Facebook:

Gjatë fushatës presidenciale në ShBA, një dallim i thjeshtë dhe i dukshëm në mes Biden dhe Trump, ka qenë, që Trump nuk mbante maskë thuajse kurrë, e Biden nuk dilte pa maskë në publik. Biden projektohej fitues, siç dhe doli. Trump dhe republikanët e injoronin pandeminë, demokratet e bënin të kundërtën, të paktën publikisht.

Ajo çka po shoh në Kosovë, të gjitha partitë janë të njëjta në këtë nivel. Të gjitha duke mbajtur takime publike, duke i thyer të gjitha masat anti-covid. Këtë gjë po e bën shumë hapur edhe fituesi i projektuar, pra LV.

Bravo Laba, s’ka virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat