DASH: Mbështesim dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe zgjidhjen e vetme - njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

DASH: Mbështesim dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe zgjidhjen e vetme - njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:40
DASH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tërësi mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, qëllimi kryesor i të cilit është marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve, ka kumtuar Departamenti i Shtetit, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në një përgjigjje “Zërit të Amerikës” në pyetjen rreth angazhimit të ardhshëm të administratës amerikane në dialogun mes palëve, theksoi se kjo është zgjidhja që duhet të sjellë “njohjen e ndërsjellë, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy shteteve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike. Ato janë me rëndësi thelbësore për përparimin e Kosovës dhe Serbisë”.

“Kjo do të përmirësojë sigurinë dhe prosperitetin e dy vendeve, do të avancojë synimin e tyre për anëtarësim në BE dhe institucione tjera dhe mbështet realizimin e qëllimit të përhershëm që Evropa të jetë në paqe, e tërë dhe e lirë”, shkruan në përgjigjen e shkruar të zëdhënësit të pa emëruar të Departamentit të Shtetit.

Në përgjigjje, shtohet se sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë shqyrtimit në Këshillin për Politikë të Jashtme në Senatin amerikan, ka mbështetur përpjekjet e administratës së kaluar të presidentit Trump në lidhje me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Siç e dini, presidenti i zgjedhur Biden në të kaluarën shumë kohë kaloi në ato vende. Mendoj se ai ndan bindjen se ka gjëra që duhet bërë ashtu që Kosova të përparojë, e shpresoj edhe Serbia",  thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit, për “Zërin e Amerikës” në deklarimin e sekretarit shtetëror, Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat