Video e frikshme kundër Kurtit / Analistja publikon emrin e personit që e krijoi – dëgjohen brohoritjet “Serbia, Serbia”

Aktuale

Video e frikshme kundër Kurtit / Analistja publikon emrin e personit që e krijoi – dëgjohen brohoritjet “Serbia, Serbia”

Nga: N. H Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:42
Albin Kurti

Një video e montuar është duke qarkulluar në rrjetet sociale. Aty shihet lideri i VV-së, Albin Kurti, përgjatë një tubimi me qytetarë, kurse, i janë shtuar brohoritjet “Serbia, Serbia”.

Kjo video e krijuar nga simpatizanti i PDK-së, Avni Sylaj, është bërë virale në të gjitha rrjetet sociale. Ndërsa, mësohet se personi në fjalë, edhe në të kaluarën ka bërë montime të tilla.

Opinionistja Luljeta Aliu, thotë se simpatizanti i PDK-së, Avni Sylaj, është një shpifës dhe njeri i ulët.

Ja shkrimi i saj:

Image
Opinionistja Luljeta Aliu

Një diletant, shpifës dhe njeri i ulët, Avni Sylaj, e ka postuar mbrëmë një video-montazh të rrejshme. Reagova mbrëmë dhe e postova fotografinë dhe i bashkëngjita linçet. Po e postoj prapë, sepse nuk e di pse ma largoi FB. Me gjasë sepse kam thënë diletant, shpifës dhe i ulët. Po e përsëris prapë, sepse i tillë është.

Po qarkullon një video e montuar, ku kinse Albin Kurti paska qenë në një tubim ku brohoritet "Serbia, Serbia". Fotot po i bashkangjes këtu poshtë. Poashtu edhe videon origjinale, prej janë vjedhur pamjet, ndërsa tekstin ia kanë ndryshuar.

Linku i videos origjinale:

https://fb.watch/3ë6X1qTssi/

Linku i montuar

https://www.facebook.com/100004858269822/posts/1735144146657511/

RAPORTONI KËTA SHPIFËSA! POLICIA, A DUHET TË BËNI JU DIÇKA?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat