Publikohet video/ Para 5 vitesh u sulmua Isa Mustafa, Albin Kurtit i ‘hakmerren’ në Junik

Aktuale

Publikohet video/ Para 5 vitesh u sulmua Isa Mustafa, Albin Kurtit i ‘hakmerren’ në Junik

Nga: P.R Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:52
Albin Kurti në Junik

Para 5 vitesh, kur kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte qenë kryeministër i Kosovës, gjatë një vizite në Junik ishte sulmuar me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

E pas 5 vitesh, kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Junik, Demokrat Ganijaj, ka ndërmarr një aksion ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit, gjatë ditës së djeshme kur ky i fundit vizioi Junikun.

Përmes një postimi në facebook, Ganijaj e ka quajtur ‘hakmarrje’ aksionin e tij.

“Baca Isë u kry! Mora hak, jo me dhunë, por me modesti. ??”, ka shkruar Ganijaj, përcjellë “Bota sot”.

E në rrjetet sociale është publikuar edhe momenti, kur Ganijaj ia dhuron dy vezë kreut të VV-së, Albin Kurtit, i cili në këto zgjedhje synon postin e kryeministrit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat