Olluri: Më ka çuditë shumë LDK-ja, janë të molisur

Aktuale

Olluri: Më ka çuditë shumë LDK-ja, janë të molisur

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:50
Gazetari Parim Olluri

Gazetari Parim Olluri ka analizuar fushatën elektorale të LDK’së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Thotë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa po paraqitet e molisur.

“Më ka çudit LDK’ja. Kam prit se kanë me qenë më të zëshëm kundërt VV’së sepse është llogaritë si partia e dytë në vend”, thotë Olluri.

“Ka një heshtje të njerëzve të LDK’së. Si në debate si në fushatë janë goxha të molisur, nuk e kanë atë guximin që të përballen me njerëzit e VV’së dhe me akuzat që i vijnë nga VV’ja”, shtoi ai.

“Deri para nisjes së fushatës zgjedhore kanë qenë në konflikt të hapur”, theksoi Olluri.

“Me një anë e ke VV’në që e ka ofertë mos votimin e hajnave e normalisht aty e mendojnë ‘LDK ndërkohë LDK’ja nga frika që duke e kritikuar VV’në humbin vota ka mbetur vetëm pro-amerikanizmit dhe marrëveshjes së Uashingtonit. Nuk është LDK’ja ajo që po merr vëmendjen dhe për pasojë vendin e dytë në fushatë e ka marrë PDK’ja”, tha Olluri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat