Ndahen 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-së

Aktuale

Ndahen 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-së

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Qeveria e Kosovës

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e 40 mijë eurove për organizimin e Epopesë së UÇK-së.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme është formuar edhe Këshilli organizues për këtë ngjarje.

Kryesues i këtij Këshilli do të jetë ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, kryetrari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat