Avokati shqiptar befason me deklaratën për kryeministrin e ri të Kosovës

Aktuale

Avokati shqiptar befason me deklaratën për kryeministrin e ri të Kosovës

Nga: M.H Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:36
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me gjendjen e Kosovës e cila gjendet në prag të formimit të qeverisë dhe Shqipërinë e cila gjendet në prag të zgjedhjeve.

Ngjela shkruan që kryeministri i ri i Kosovës sigurisht do të jetë një individi më I votuar në listën fituese, përcjell “Bota sot”.

Kosova bëri një sfidë me listat e saj të hapura, në një kohë kur gjendja elektorale në Shqipëri, me lista të mbyllura, ende po flet për një rudiment historik në urrejtje kundër demokracisë, shkrun më tej Ngjela.

Në fund, avokati thotë që mbarëvajtja demokratike në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit do të sjellë një goditje pozitive në opinon e Shqipërisë.

Postimi i plotë

Kosova me qeverinë e re që do të formohet, mund ta shtyjë shumë opinionin publik shqiptar drejt antikorrupsionin dhe drejt një patriotizmi të ri, më cilësor dhe më funksional.

Por kush pritet të jetë kryeministri i ri i Kosovës?

Kjo ende nuk dihet.

Pyetja që ngrihet këtu është kjo:

Kush ka qenë individi më i votuar në listën fituese?

Sigurisht që kjo do të japë favoritin kryesor për të drejtuar qeverinë e re.

Dhe duhet të theksojmë që kjo është në fakt filozofia e demokracisë perëndimore, sepse demokraci don të thotë numur votash, dhe në shtet drejton ai i cili ka marrë me shumë vota, sepse ka besimin maksimal të shoqërisë se vet.

Prandaj duhet të presim që të certifikohen numurimet emërore të votave.

Në anën tjetër, Kosova bëri një sfidë me listat e saj të hapura, në një kohë kur gjendja elektorale në Shqipëri, me lista të mbyllura, ende po flet për një rudiment historik në urrejtje kundër demokracisë.

Gjithsesi, mbarëvajtja demokratike në Kosovë, në funksion të zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të sjellë patjetër një goditje pozitive therëse në opinionin publik shqiptar në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat