“Jo vetëm dosjet e UNMIK-ut, por...”, Gecaj publikon fotot e policëve të vrarë që po hetonin vrasjet politike, ky është mesazhi

Aktuale

“Jo vetëm dosjet e UNMIK-ut, por...”, Gecaj publikon fotot e policëve të vrarë që po hetonin vrasjet politike, ky është mesazhi

Nga: P.R Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Publikimi i dosjeve të UNMIK-ut ku jepen detaje për vrasjen e Komandant Drinit, Xhemail Mustafës, dhe plagosjen e Fetah Rudit, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë.

I fundit që ka reaguar është edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

Në faqen e tij në facebook, Gecaj ka publikuar fotografitë e dy policëve të Kosovës të cilët po hetonin vrasjet politike, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, të dy këta të vrarë nga dora kriminale më 24 nëntor të vitit 2003.

“Jo vetëm dosjet e UNMIK-ut, por cilado informatë, mbi cilëndo vrasje politike, nga cilido individ që e posedon, duhet dhe është obligim ligjorë e njerëzor të publikohen dhe të depozitohen tek organet kompetente. Bashkëpunimi qytetarë është element esencial për shtrirjen e rendit dhe ligjit në secilin shtet demokratik, dhe rrjedhimisht ndëshkimin e kriminelëve vrastarë!”, shkruan Gecaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat