Publikohet video/ “E vranë pas shpine në liri”, kështu ishte tradhtuar komandant Drini gjatë luftës

Aktuale

Publikohet video/ “E vranë pas shpine në liri”, kështu ishte tradhtuar komandant Drini gjatë luftës

Nga: P.R Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Komandant Drini

Pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut, që hedhin dritë mbi vrasjen e Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, ka reaguar faqja “Ekrem Rexha - Komandant Drini”.

Ata kanë publikuar një video, ku shihet Komandant Drini duke treguar se ishin tradhtuar gjatë luftës.

“Më 28 gusht 1998 është mbajt mbledhja e Shtabit, në qet sallë këtu. Është shpall plani luftarak për Opojën. Më 250 ushtar ktu pari dhe do ti hynë në 4 fshatrat e Opojës. Hynë të merren dhe dalëngadalë të ngjitemi me njësitë tona dhe me Shqipërinë. Sa më shpejtë ta qelim koridorin për forcat që ndërkohë ofensivat e mëdhaja ishin në rajonin e Suharekës. Armiku mbasi që është informu nga personat e dyshimtë, nuk e di ende kush janë por historia do ti gjen, do tregohen kush janë. E len zonën e Suharekës, nuk vazhdon nga kah Budakova që ta shkatërron zonën e lirë të Budakovës, por i tërheq të gjitha forcat në drejtim tonin, dhe përforcimet i bën”, kishte thënë Komandant Drini më 2 shtator të vitit 1999.

E faqja “Ekrem Rexha - Komandant Drini” në përshkrimin videos ka shkruar se e tradhtuan në luftë, e e vranë në liri.

“E tradhëtuan në Luftë e vrranë pas shpine në Liri! Më 28 gusht 1998 është mbajtur mbledhja e shtabit në këtë sallë këtu(shtabi në Jeshkovë) është shpallur plani luftarak për Opojën. Me 250 ushtar do të dalim këtu pari dhe do të hyjmë në katër fshatra të Opojës, në Zapl...”, thuhet në përshkrimin e videos, përcjellë “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat