Liri Loshi befason me deklaratën e tij për mërgaten

Aktuale

Liri Loshi befason me deklaratën e tij për mërgaten

Nga: M.H Më: 3 mars 2021 Në ora: 07:23
Liri Loshi

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Liri Loshi përmes një postimi në facebok ka folur në lidhje me pyetje që këtij të fundit i bëri moderatori i një televzioni.

Loshi tregoi që moderatori e ka pyetur, “a ua ka kthyer Kosova mergimtarëve me të mirë për kobtributin që ata kanë dhënë për Kosovën” dhe përgjigja e Loshit ishte e shkurt duke I thënë, “jo”, përcjell “Bota sot”.

Pas kësaj kandidati për deputet përmend pyetjen tjetër se çfarë kërkojnë mërgimtarët nga Kosova dhe përgjigja e Loshit ishte se kërkojnë atë që kërkojnë edhe qytetarët e vendit, që të bëhet një shtet ligjor dhe funksional.

Në fund Loshi shprehët që nuk pajtohen mërgimtarët le ta thonë, por unë goxha besoj se e njoh mendjen dhe shpirtin e tyre.

Postimi i plotë

Modetatori i KTV-së më pyeti: “A ua ka kthyer Kosova mergimtarëve me të mirë për kobtributin që ata kanë dhënë për Kosovën?!”

- Jo! - u përgjigja shkurt!

- E çka kërkojnë mergimtarët nga Kosova? - pasoi pyetja e dytë.

- Atë që kërkojnë edhe qytetarët brenda Kosove e kjo kërkesë është që Kosova të jetë shtet ligjor dhe funksional. Le të arrihet kjo, pastaj shohim se çfarë kërkojmë ne. Do t’i pezullojmë të gjitha kërkesat tjera!

Nëse nuk pajtohen mërgimtarët le ta thonë, por unë goxha besoj se e njoh mendjen dhe shpirtin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat