Emër i njohur/ Ky është kandidati i radhës për kryetar të LDK-së

Aktuale

Emër i njohur/ Ky është kandidati i radhës për kryetar të LDK-së

Nga: D.RR Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:09
LDK

LDK-ja gjenden para një udhëkryqi në mes të reformimit të suksesshëm ose vazhdimit të rënies së saj.

Këtë të diel, LDK-ja do të mbajë Kuvend Zgjedhor, për të shqyrtuar kandidaturat për kryetar të ri.

Deri më tash, zyrtarisht kandidaturën e kanë paraqitur Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

Mirëpo gazeta "Bota sot" mëson nga burimet e veta se edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, do ta paraqesë kandidaturën e tij në dy ditët e ardhshme.

Me Sejdiun, do të bëhen katër kandidatë në garë, teksa edhe disa të tjerë nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të kandiduar, përfshirë edhe Melihate Tërmkollin./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat