Zhvillimet në AAK, Ramush Haradinaj sot takohet me kryesinë

Aktuale

Zhvillimet në AAK, Ramush Haradinaj sot takohet me kryesinë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 07:49
AAK

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbajë mbledhje sot në selinë e partisë me kryesinë e këtij subjekti politik.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Bekë Berisha.

Ai në t7 ka treguar arsyet se pse do të mbahet mbledhja.

Sipas Berishës në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për skandalin që u përmend emri i ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Konsultat i kemi të përditshme, ky skandal, kjo nuk është e vogël, nuk është që nuk e diskutojna e te shohim çfarë të bëjmë.  Janë disa gjëra që duhet të diskutohen, nuk e kemi marrë krejt cool këtë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat