Abdixhiku: Përjashtuam Osmanin, shih çka na ndodhi

Aktuale

Abdixhiku: Përjashtuam Osmanin, shih çka na ndodhi

Më: 12 mars 2021 Në ora: 08:45
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Lumir Abdixhiku po thotë se pas garës së 14 marsit, nëse ai del fitues i postit për të parin e LDK-së, do të kenë qasje tjetër në përfaqësimin politik.

Abdixhiku në Rubikon tha se nuk do të ketë përjashtime nga partia, ndërsa përmendi rastin e Vjosa Osmanit, për të cilën pranoi se LDK-së i kushtoi me rënie.

”Nuk janë kandidatura për të ngritur hisen e dikujt, sepse s’do të ketë, do të ketë punë ekipore dhe do të ketë mentalitet tjetër”.

”Nuk mund të operojmë me mentalitet të tillë. Me përfundimin e garës duhet të përfundojmë me qasje tjetër, me ndryshime rrënjësore, sa i përket përfaqësimit, por jo përjashtime, nuk do të ketë largime sepse s’kemi njerëz për të larguar”.

”S’është logjike. Sa herë kemi përjashtuar njerëz jemi zvogëlu. E kemi përjashtuar Vjosa Osmanin, shih çka ka ndodhur”.

”Politikën nuk e shoh pa emocion. Ajo [Vjosa Osmani] proceduralisht është larguar prej kryesisë dhe nënkryetares, por kur e largon bartësen e listës me 160 mijë vota prej kryesisë dhe nënkryetarës natyrisht që është njëfar përjashtimi”.

”Përjashtimi është i dëmshëm për një organizim politik. Po them që do të ketë ndryshime rrënjësore në përfaqësimin politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat