Nxënësja Era Syla pranohet në njërin ndër universitetet më të mira të botës

Aktuale

Nxënësja Era Syla pranohet në njërin ndër universitetet më të mira të botës

Më: 15 mars 2021 Në ora: 11:12
Era Syla

Shoqata e Matematikantëve të Kosovës ka bërë të ditur se nxënësja Era Syla është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT - Massachusetts Institute of Technology në SHBA.

Kjo e fundit kishte fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza - EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO.

Shoqatat e Matematikanëve të Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook, iu ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuoar në realizimin e arritjen e këtij suksesi nga ana e saj.

Postimi i plotë:

Nxënësja Era Syla pranohet në MIT - Massachusetts Institute of Technology

Nxënësja Era Syla është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT - Massachusetts Institute of Technology në SHBA.

Ky sukses i Erës para së gjithash është rezultat i talentit të saj për matematikë dhe i punës e përkushtimit të saj të palodhshme. Rikujtojmë se nxënësja Era Syla ka fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza - EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO.

Po ashtu, ky sukses i Erës do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale.

Shoqatat e Matematikanëve të Kosovës iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuoar në realizimin e arritjen e këtij suksesi nga ana e saj!

Me këtë rast, një falënderim të veçantë e meritojnë Bleron Baraliu dhe Valmir Krasniqi nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, të cilët e kanë ndihmuar Erën gjatë gjithë procesit dhe procedurave të aplikimit në MIT - Massachusetts Institute of Technology, si dhe i kanë ofruar asaj ndihmë e referenca kredibile e profesionale për pranim në MIT - Massachusetts Institute of Technology.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon nxënësen Era Syla për suksesin e arritur dhe i uron studime të suksesshme në MIT - Massachusetts Institute of Technology.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës”, thuhet në komunikatën ë dërguar nga kjo shoqatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat