Luljeta Aliu: Ja çfarë tregoi Abdixhiku në ditën e tij të parë si kryetar i LDK-së

Aktuale

Luljeta Aliu: Ja çfarë tregoi Abdixhiku në ditën e tij të parë si kryetar i LDK-së

Nga: D.RR Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:27
Luljeta Aliu

Analistja politike, Luljeta Aliu, në një postim në Facebook ka kritikuar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun, për shtyerjen e ditës së takimit me Kurtin e Osmanin.

Ajo thotë se Kosova ka nevojë për formim sa më të shpejtë të institucioneve, e jo vonesa të tyre.

Sipas saj, kjo që bëri Abdixhiku, tregon pamaturi dhe veprim që lë shijen e mërisë dhe inatit.

Postimi i saj:

Nga kryetari i ri,

Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK-së

, kam pritur një ndryshim. Veprimi i parë që bëri shpërfaqë një arrogancë të panevojshme. Të thuash se mund të takohesh tek të premten, duke e shpërfillur thirrjen për takim të hënën me partinë që do ta formojë qeverinë, në momente kur duhet te formohen institucionet e që është prioritet numër një - kjo po që tregon pamaturi dhe veprim që len shije të mërisë e inatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat