Befason miku i Albin Kurtit: Protesta ndaj teje do të jetë e madhe nëse e bën këtë veprim

Aktuale

Befason miku i Albin Kurtit: Protesta ndaj teje do të jetë e madhe nëse e bën këtë veprim

Nga: D.RR Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:28
Albin Kurti

Ish bashkëpunëtori dhe miku i Albin Kurtit, Gazmend Islami, në një postim në Facebook ka uruar liderin e VV-së për fitoren e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por Islami ka thënë se tash e tutje Kurtin do ta kenë nën lupë, e mund të ketë protesta të mëdha nëse nuk mbanë fjalët që i ka dhënë.

Islami ka treguar se çka pret nga VV-ja në qeverisje.

Postimi i tij i plotë:

Fitorja bindëse e LVV-së do të thot përgjegjësi për shtetin dhe qytetarin!

Tri pikat që unë i presë të jenë në qeverisjen e Kurtit! Po i ndajë me ju disa foto, 2007-2019!

1. Largimi nga ideja e bashkimit, do të thot, braktisje e asaj për çka ti ke folur dhe lobuar për 15 vite!

2. Lufta e pakompromis ndaj korrupcisonit dhe krimit të organizuar!

3. Luftë nepotizmit dhe çlirim të organeve të drejtësis!

Ne do të mbajmë nën lupë, të betohem se protesta që ishte „ Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu“ do të mbetet minore karshi asaj që mund të pret ty!

Uroj Qeverisje të mirë dhe suksese, por mos harro asnjë fjalë e juaj e thanë nuk do të harrohet!

Të priftë e mbara!

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat