A e uroi Veliu kryetarin e ri të LDK-së? Flet Abdixhiku

Aktuale

A e uroi Veliu kryetarin e ri të LDK-së? Flet Abdixhiku

Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:41
Agim Veliu dhe Lumir Abdixhiku

Lideri i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku teksa ka treguar se ka marrë urime të shumta nga kolegët e tij për postin e ri në parti, ai thotë se nuk e mban mend nëse Agim Veliu e ka uruar atë.

Abdixhiku thotë se nuk e mban mend se a e ka uruar Veliu për postin e të parit të LDK-së.

“Nuk mbaj mend, mund ta kem ngatërruar”, thotë Abdixhiku në Syri.net.

Ai madje tha se as ish-lideri i kësaj parite, Fatmir Sejdiu nuk e ka uruar atë pasi u emërua kryetar i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat