Niset peticion online që Instagrami t’ia fshijë Vuçiqit fotografinë me hartën e Kosovës

Aktuale

Niset peticion online që Instagrami t’ia fshijë Vuçiqit fotografinë me hartën e Kosovës

Më: 19 mars 2021 Në ora: 08:08
Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq lëshoi mbrëmë një provokim të rëndë përmes Instagramit ku postoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb në të, e me një mbishkrim nxitës për trazirat e marsit të 2004.

Kjo shkaktoi reagime të mëdha në Kosovë, teksa sot është hapur edhe një peticion online nga qytetarët e Kosovës.

Peticioni ka të bëj me kërkesën drejtuar Instagramit që t’ia fshijë këtë postim presidentit serb.

Peticionin online mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat