Mimoza Kusari vjen me një mesazh pak orë para seancës

Aktuale

Mimoza Kusari vjen me një mesazh pak orë para seancës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 07:49
Mimoza Kusari

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit në listën e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari pak orë para seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës.

Këto komente, Kusari që është edhe kryetare e Alternativës i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

 “Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës.  Ta shkruajmë bukur së bashku për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh.  Mbarësi dhe fat vendi im! #Kosova❤️”, ka shkruar e njejta.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit kanë marrë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 50,28% të votave, duke u radhitur në vend të parë.

Në vend të dytë ka dalë PDK-ja me gjithsej 17,09%, ndërsa, LDK-ja ka dalë si parti e tretë me 12,73% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat