Faton Peci ka reaguar pasi është emëruar ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Peci i është falënderuar kryetares së partisë së tij, Vjosa Osmanit.
“…Por, unë jam këtu edhe falë mbështetjes së pakursyer të një gruaje të hekurt, e cila me përkushtimin dhe vendosmërinë e saj për ndryshim, e hapi një kaptinë të re në jetën politike të Kosovës; jam këtu sepse në këtë rrigëtim pata përkrah dr. Vjosa Osmanin, poplitikanen e vendosur, e cila e ktheu shpresën në mundësi dhe mundësinë po e kthen në veprim të përcdoditshëm për ju”, ka shkruar Peci.
Tutje ka shkruar se do ta drejtojë dikasterin duke u bazuar në parimin e përbashkësisë, duke sheshuar e bashkëvepruar me të tjerët.
“Në jetën time politike, unë kam kaluar nëpër sprova të ndryshme, por nuk jam ndalur. Sot, prandaj, kur po e marr drejtimin e kësaj ministrie, dua t’i premtoj secilit përkrahës, secilit qytetar, se unë do të drejtoj me nder e përkushtim, por edhe me përulje; do të drejtoj duke u mbështetur në parimin e përbashkësisë, duke sheshuar e bashkëvepruar me të tjerët, me kolegët në qeveri e me fermerët, që ia sigurojnë bukën Kosovës, me pemtarët e vreshtarët tanë, me blegtorët tanë të vyer e me ata që kujdesen për pyjet tona të shtrenjta, me të gjithë ata që e duan vendin e tyre e kujdesn për zhvillimin e ambientit rural, krahas atij urban”, ka shkruar tutje Peci.