Konferenca e tretë për ecurinë e rastit kundër Gucatit e Haradinajt më 30 mars

Aktuale

Konferenca e tretë për ecurinë e rastit kundër Gucatit e Haradinajt më 30 mars

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:28
Gucati dhe Haradinaj

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të mbahet më 30 mars me fillim në ora 15:00.

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou po ashtu ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe po ashtu nga mbrojtja, që nëse duan, të bëjnë parashtresa me shkrim deri më 26 mars.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe nënkryetari Haradinaj, ishin arrestuar në shtator të vitit të kaluar. Ata akuzohen për pengim të drejtësisë.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme do të mbahet seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat