Nuk ndalen përplasjet e ashpra në LDK, vjen paralajmërimi i zyrtarit të kësaj partie: Nuk e kanë gjatë Abdixhiku dhe Kryesia e re

Aktuale

Nuk ndalen përplasjet e ashpra në LDK, vjen paralajmërimi i zyrtarit të kësaj partie: Nuk e kanë gjatë Abdixhiku dhe Kryesia e re

Nga: N. H Më: 27 mars 2021 Në ora: 09:35
Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri

Mes zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka filluar një përplasje e ashpër, shkruan gazeta “Bota sot”.

Bëhet fjalë për nënkryetarin aktual të kësaj partie, Gazmend Muhaxheri, dhe ish-nënkryetarin Agim Veliu, të cilët kanë shpërthyer me akuza në drejtim të njeri-tjetrit.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, fillimisht kritikoi bashkëpartiakun Agim Veliu për mënyrën se si ai u imponua për pozitën e Ministrisë së Brendshme gjatë kohës së Qeverisë Kurti 1.

Ai tregoi se veprimet e Agim Veliut e kanë dëmtuar LDK-në dhe kanë bërë që kjo parti të ketë rezultatin më të rëndë në histori.

“Unë jom njëri prej anëtarëve të kryesisë që nuk kam pas qef me u zgjedh,. Unë skam dasht mos me u zgjedh më as anëtar i kryesisë. Mua më janë kapur për një fjalë, për të cilën unë kryetarit Mustafa i kam thënë ‘Ata që lypin me u zgjedh mos i zgjedh, e ata që i cakton ti, duhet me u bo’”, tha Muhaxheri.

E, pas kësaj, reagoi ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, pas akuzave që Gazmend Muhaxheri i bëri në një televizion. Në reagimin e Veliut u tha se ishte një paraqitje karikaturale, e mjerë e Gazmend Muhaxherit. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK-së si një “kali i Trojës”, u përpoq të jepte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.

Por, nuk mjafton me kaq. Pas këtyre akuzave reaguan edhe disa zyrtarë tjerë të LDK-së. Ishte Florian Dushi, ish-zëvendësministër i Drejtësisë në qeverinë e kaluar, dhe ish-deputet i LDK-së, i cili i doli në mbrojte Veliut të Podujevës.

Dushi u shpreh se sulmet e vrazhda dhe etiketimet e paprecendenta të Gazmend Muhaxherit ndaj figurave të LDK-së të cilët në momente të caktuara nuk kanë mendim dhe qëndrim të njëjtë si ai, dhe se janë një ogur jo i mirë për këtë parti.

Këtë koment Dushi e bëri në profilin e tij në Facebook. E, në këtë postim të zyrtarit të LDK-së, përmes një komenti ka reaguar edhe Naser Rugova, i cili edhe ditë më parë ka shfaqur skepticizëm për kryetarin dhe Kryesinë e re të LDK-së.

Rugova madje në këtë koment ka paralajmëruar se nuk e kanë gjatë me këtë logjikë drejtuesit e ri të LDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat