Qumili me lot në sy bën homazhe për mikun e tij Cimën: Gjithmonë do të jetë prezent me ne

Aktuale

Qumili me lot në sy bën homazhe për mikun e tij Cimën: Gjithmonë do të jetë prezent me ne

Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:04
Sevdai Radogoshi Qumili

Miku dhe kolegu i aktorit Rasim Thaçi – Cima, Sevdai Radogoshi Qumili, është paraqitur i mërzitur në homazhet tek Teatri Kombëtar i Kosovës.

Qumili ka thënë se Cima u nda fizikisht, por ai gjithmonë do të jetë prezent me ne.

Ai i pikëlluar e me lot në sy ka thënë se njerëz si Cima jetojnë 100 vite dhe nuk vdesin kurrë.

Qumili ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet që i kanë dhënë dhe ka përshëndetur familjen e Cimës, ku edhe tha që ai i ka dashur tepër shumë.

Homazhe tek Teatri Kombëtar janë duke bërë edhe politikanë e figura të tjera publike.

Kujtojmë që Cima dhe Qumili ishin në grupin e përbashkët “Treshi Përsheshi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat