Abdixhiku: Cima ka qenë yll i familjeve tona

Aktuale

Abdixhiku: Cima ka qenë yll i familjeve tona

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:13
Lumir Abdixhiku

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe para fotografisë së vendosur në Teatrin Kombëtar të Kosovës për të nderuar aktorin Rasim Thaçi, që ndërroi jetë një ditë më parë.

Abdixhiku tha se lajmin për vdekjen e aktorit të madh Cimës e mori me shumë pikëllim, duke shtuar se ky vit i pandemisë ka marre shumë artistë të Kosovës, teksa shprehi ngushëllime për familjarët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Abdixhiku: Cima ka qenë yll i familjeve tona

Me pikëllim kemi marrë lajmin për vdekjen e aktorit të madh të popullit Cimën i cili ka qenë gjithmonë yll i skenës në Kosovë, ka qenë yll i familjeve tona, ka qenë njeri që na ka dhënë buzëqeshjen në kohët më të vështira. Ky vit i pandemisë ka marrë shumë artist nga ne prandaj ndajmë dhimbjen për një largim të një aktori kaç të madh të skenës sonë. Familjes, bashkëpunëtoreve dhe gjithë Kosovës i shprehi ngushëllime”, tha ai.

Humoristin e madh kosovar e nderuan personalitete nga jeta politike, kulturore dhe qytetarë të shumtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat