“Mjeshtër, pusho në paqe!”, fjalët e Lumirit për Cimën

Aktuale

“Mjeshtër, pusho në paqe!”, fjalët e Lumirit për Cimën

Nga: N.Sh Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:18
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorët e tij e kanë bërë homazhe duke nderuar veprën e artistit të madh Rasim Thaçit – Cimës.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook,ku publikoi edhe disa fotografi, thotë se Cima në kohën më të zymtë na dha një dritare gëzimi.

Ai shkruan se Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshme të një plejade artistësh, që i dhanë ngjyrë epokës së historisë tonë.

Postimi i plotë:

Sot me bashkëpunëtorë nderuam Cimën; njeriun që në kohën më të zymtë tonën na dha një dritare gëzimi.

Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai.

Mjeshtër, pusho në paqe!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat