Komuniteti i Donatorëve Kryesorë në Kosovë urojnë kryeministrin Kurti

Aktuale

Komuniteti i Donatorëve Kryesorë në Kosovë urojnë kryeministrin Kurti

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:15
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për formimin e Qeverisë së re nga Komuniteti i Donatorëve Kryesorë në Kosovë, ku i kanë dëshiruar sukses në adresimin e sfidave të menjëhershme dhe afatgjata në Kosovë.  

Duke qenë donatorët kryesorë, ne do të punojmë intensivisht me qeverinë tuaj në prioritetet e përbashkëta zhvillimore, të cilat do të çojnë drejt një cilësie më të mirë të jetës për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në këtë drejtim, dëshirojmë të kemi vëmendjen tuaj për nevojën për një koordinim të strukturuar të donatorëve, thuhet në urimin e donatorëve. 

Koordinimi i donatorëve nga ana juaj është thelbësor për t'i përdorur burimet e pakta në një mënyrë optimale dhe ne jemi këtu për t'ju mbështetur në këtë përpjekje, thuhet në urimin dërguar kryeministrit Kurti.  

Në lidhje me sektorët e veçantë, donatorët kanë spikatur gjashtë sektorët që sipas tyre kanë nevoja kritike dhe progresi mund të jetë vërtet transformues. Këta sektorë janë (1) sundimi i ligjit; (2) shëndetësia, përfshirë menaxhimin e krizës me COVID; (3) zhvillimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm ekonomik, përfshirë zhvillimin e sektorit privat; (4) mjedisi, siguria e energjisë së qëndrueshme dhe menaxhimi i ujit/mbeturinave; (5) administrata publike; dhe (6) arsimi. Lufta kundër korrupsionit, gjithëpërfshirja, duke përfshirë barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë mjedisore, janë tema ndërsektoriale në ndihmën e donatorëve.  

Donatorët kanë shprehur shpresën që qeveria e re të udhëheqë në koordinimin e donatorëve dhe kanë shprehur gatishmërinë që të përfshihen dhe të përkushtohen plotësisht për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.  

 

Më poshtë janë nënshkruesit e urimit: 

SH.T. z. Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së Z. Luigi Brusa, Shef i Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë 

SH.T. z. Philip S. Kosnett, Ambasada e Shteteve të Bashkuara 

Znj. Lisa Magno, Drejtoreshë e Misionit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID/Kosovë) 

SH.T. z. Jörn Rohde, Ambasada e Gjermanisë 

Znj. Vera Baumann, Sekretare e Parë, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Gjermanisë 

SH.S. znj. Karin Hernmarck, Ambasada e Suedisë 

Znj. Nasrin Pourghazian, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Suedisë 

SH.T. z. Thomas Kolly, Ambasada e Zvicrës 

Znj. Katharina Stocker, Drejtoreshë e Bashkëpunimit Zviceran 

SH.S. znj. Marie-Christine Butel, Ambasada e Francës 

Z. Donato Giuliani, Shef i Departamentit të Kulturës dhe Bashkëpunimit, Ambasada e Francës 

SH.T. z. Christoph Ëeidinger, Ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë Znj. Sandra Horina, Shefe e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim për Kosovën 

Znj. Natacha Gomes, e ngarkuar e përkohshme me punë në Ambasadën e Luksemburgut 

SH.S. znj. Carin Lobbezoo, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë 

Z. Peter van der Bloemen, Zëvendësshef i Misionit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës 

SH.T. dr. József Bencze, Ambasada e Hungarisë 

Znj. Krisztina Szabó, Atashe për Ekonomi dhe Tregti 

SH.T. z. Jens Erik Grøndahl, Ambasada e Norvegjisë 

SH.T. z. Nicholas Abbott, Ambasador i Madhërisë së saj, Ambasada Britanike 

Z. Ogasaëara Mitsunori, i ngarkuar i përkohshëm me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë 

Z. Massimiliano Paolucci, Menaxher për Vendin, Banka Botërore në Kosovë 

Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore per Zhvillim e OKB-së në emër të Ekipit të OKB-së në Kosovë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat