Përfundon mbledhja e LDK-së: A po paralajmërohet me këtë deklaratë se LDK do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente?

Aktuale

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:29
Lutfi Haziri

(E plotësuar 19:04) - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të LDK-së.
I njëjti është shprehur se LDK do të qëndrojë në opozitë, derisa foli edhe për çështjen e presidentit.

“Kryesia e LDK-së ka shtjerrë debatin e brendshëm në lidhje me rolin tonë politik, në krijimin e institucioneve karshi qeverisë së VV-së do të jemi opozitë active, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK do të evitojë çdo llojë obstruksionist, çdo lloj pengese, me rolin e vet pozitiv, konstruktiv dhe me funksion të stabilitit në mënyrë që të mbyllet cikli I institucioneve”, ka thënë Haziri.

Haziri njoftoi po ashtu se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet me deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Derisa theksoi se nuk do të ketë më takime me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

Ne jemi takuar në vikend I kemi shtjerë arsyet dhe nevojat të kemi takime tjera”, tha Haziri.

***

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila u mbajtnë selinë qendrore të partisë.

Në këtë mbledhje pritet të merret një vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, pozitë të cilën e synon Vjosa Osmani, e cila doli nga LDK-ja për të fituar më pas në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku garoi së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë ish-rivalit të saj politik, Albin Kurti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është takuar së paku dy herë me Vjosa Osmanin për ta diskutuar mundësinë që deputetët e kësaj partie ta mbështesin atë për t’u zgjedhur presidente.

Osmanit i nevojitet patjetër mbështetja e ish-partisë së saj për ta marrë pozitën e shefes së shtetit, pasi që dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, janë deklaruar hapur se nuk do ta bëjnë këtë.

Për këtë LDK-ja do të vendos sot në mbledhjen e Kryesisë, jashtë së cilës u lanë zyrtarë të lartë të partisë si Agim Veliu e Driton Selmanaj, që konsideroheshin si ‘armiqtë’ më të mëdhenj të Osmanit dhe fajtorë për rezultatin më të dobët ndonjëherë që partia e mori në zgjedhjet e 14 shkurtit. Veliu e Selmanaj, por edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, të cilët janë zgjedhur deputetë, vështirë se do të votojnë për Vjosa Osmanin për presidente. Ata mendojnë se Osmani kishte bërë gabim duke i kundërshtuar vazhdimisht vendimet e partisë nën udhëheqjen e Isa Mustafës.

Akoma nuk ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Që gati dy orë, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës po mban mbledhje në selinë qendrore të partisë.

Në këtë mbledhje pritet të merret një vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, pozitë të cilën e synon Vjosa Osmani, e cila doli nga LDK-ja për të fituar më pas në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku garoi së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë ish-rivalit të saj politik, Albin Kurti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është takuar së paku dy herë me Vjosa Osmanin për ta diskutuar mundësinë që deputetët e kësaj partie ta mbështesin atë për t’u zgjedhur presidente.

Osmanit i nevojitet patjetër mbështetja e ish-partisë së saj për ta marrë pozitën e shefes së shtetit, pasi që dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, janë deklaruar hapur se nuk do ta bëjnë këtë.

Për këtë LDK-ja do të vendos sot në mbledhjen e Kryesisë, jashtë së cilës u lanë zyrtarë të lartë të partisë si Agim Veliu e Driton Selmanaj, që konsideroheshin si ‘armiqtë’ më të mëdhenj të Osmanit dhe fajtorë për rezultatin më të dobët ndonjëherë që partia e mori në zgjedhjet e 14 shkurtit. Veliu e Selmanaj, por edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, të cilët janë zgjedhur deputetë, vështirë se do të votojnë për Vjosa Osmanin për presidente. Ata mendojnë se Osmani kishte bërë gabim duke i kundërshtuar vazhdimisht vendimet e partisë nën udhëheqjen e Isa Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat