Drejtori i RTK-së: Ridvan Berisha nuk është suspenduar nga puna, por s’do ta drejtojë më emisionin “Debat”

Aktuale

Drejtori i RTK-së: Ridvan Berisha nuk është suspenduar nga puna, por s’do ta drejtojë më emisionin “Debat”

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:27
Ngadhnjim Kastrati

Gazetari Ridvan Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se është suspenduar nga puna. Ai ka thënë se nuk do të jetë në ekran derisa komisini disiplinor ta trajtojë çështjen e tij.

Në këtë postim Berisha ka akuzuar drejtorin e RTK-së, Ngadhnjim Kastrati dhe dy kolegët e tij Xhymret Veliu e Festim Kabashi, që sipas tij punën për të ia kanë kryer Albin Kurtit. Të njëjtit i ka quajtuar oportunë e konformistë.

Lidhur me akuzat e tij, drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati mohoi se Berisha është suspenduar nga puna, mirëpo sipas tij, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të gazetarit Berisha, është iniciuar procedurë disiplinore.

“Nuk eshte e vertete qe Ridvan Berisha eshte suspendu nga puna. Per shkak te shkeljeve te tij te vazhdueshme te rregulloreve te brendshme te RTK-se, eshte inicuar procedure disiplinore, por ende nuk ka as nje vendim. Pra deri ne vendimin e komisionit Disiplinor, Z Berisha nuk do te drejtoje emisionin e RTK-se Debat, por nuk eshte suspenduar nga puna”, tha Kastrati.

Para pak ditësh, Ridvan Berisha e kishte mbyllur edicionin e emisionit e tij “Debat” të martën, me një mesazh drejtuar Albin Kurtit, kryeministrit të ri të Kosovës. Berisha deklaroi se nuk do ta thërras shefin e ri të qeverisë për ta intervistuar në emisionin e tij.

“Nesër nuk do të shihemi nga kjo studio, e as pasnesër. Në fakt, jo pse kështu ka vendosur menaxhmenti im, por sepse nesër dhe pasnesër kemi futboll. Ndoshta vendos ekipi i Kurtit, por unë nuk e thërras z. Kurti që të jetë në këtë studio sepse ftesa mund të jap leksionin edhe të oportunizmit, e ekipi i tij e di fare mirë këtë punë. Po deshën të më njoftojnë e dinë numrin tim, unë i pres në studio”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat