Kryeministri Kurti ndërron vendbanim, nga banesa del në një shtëpi me qira

Aktuale

Kryeministri Kurti ndërron vendbanim, nga banesa del në një shtëpi me qira

Më: 29 mars 2021 Në ora: 20:18
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar vendbanim ditëve të fundit.

Kurti i cili ishte duke banuar në një banesë te parku i qytetit, tashmë ka vendosur të jetojë në një shtëpi në lagjen “Taslixhe”, të Prishtinës.

Fqinjët e rinj të kryeministrit Kurti thonë se ai shtëpinë e ka marrë me qira. Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një deklaratë për Kanal 10 ka thënë se Kurti vendbanimin e ka ndërruar për shkaqe sigurie.

Kryeministri Kurti  më herët kishte deklaruar se banon në një banesë me qira, e cila ishte rreth 60 metra katror.

Media, ditë më parë kishte raportuar se kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro detyrime në emër të bashkëshortes.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), Kurti nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa i përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1 mijë e 800 euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat