“Në PTK me sy mshelë me bo arrestime, nuk ja huqin”, Latifi reagon pas arrestimeve

Aktuale

“Në PTK me sy mshelë me bo arrestime, nuk ja huqin”, Latifi reagon pas arrestimeve

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:38
PTK

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas arrestimit të ish zyrtarëve të Telekomit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka thënë se e ka një përshtypje se në PTK mund të bëhen arrestime me sy mbyllur dhe se nuk ia huqin.

“E kam një përshtypje se në PTK me sy mshelë me bo arrestime, nuk ja huqin”, ka shkruar Latifi.

Ndryshe, Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Marketingut në Telekom, T.M (emër i njohur për redaksinë) dhe A.O,. ish-drejtor i Financave.

Gjithashtu janë prangosur edhe dy të tjerë, K.M., dhe D.C, ky i fundit i nacionalitetit turk.

K.M., dyshohet se ka ndihmuar në falsifikimin e dokumenteve, me qëllim arsyetimin e dhënies së telefonave për firmat që kanë pasur kontratë marketingu.

Sipas burimeve, dy të arrestuarit T.M dhe K.M janë vëllezër.

Arrestimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat