Cilët deputetë të LDK-së nuk do të qëndrojnë në sallë kur votohet Vjosa Osmani?

Aktuale

Cilët deputetë të LDK-së nuk do të qëndrojnë në sallë kur votohet Vjosa Osmani?

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:47
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që të qëndrojë në sallë në ditën kur votohet ish-bashkëpartiakja e tyre, Vjosa Osmani, për presidente të Kosovës.

Por, jo të gjithë deputetët e LDK-së do ta bëjnë një gjë të tillë.

Media merr vesh se ish-ministri i Brendshëm, Agim Veliu është i vendosur që mos ta votojë Osmanin për presidente të Kosovës.
Njejtë si Veliu pritet të veprojë edhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti ende nuk ka dalë me qëndrim të prerë në lidhje me këtë çështje.

Pa këto tri vota, LDK-ja nuk do të mund t’i garantojë Vjosës më shumë se 12 deputetë të pranishëm në seancën e Kuvendit, kur do të votohet ajo për presidente, vota këto të pamjaftueshme bashkë me votat e Vetëvendosjes dhe votat e disa deputetëve nga radhët e minoriteteve joserbe.

Me votat e VV-së(58), LDK-së (12) dhe gjitha votat e deputetëve nga radhët e komuniteteve joserbe(9), pa votën e deputetit Adem Hoxha i cili ka koordinim të ngushtë me Listën Serbe, Osmani nuk do të mund t’i sigurojë më shumë se 79 vota.

Për t’u votuar presidente i duhen së paku 80 deputetë të pranishëm në seancë, prandaj asaj i duhet ta siguroj së paku edhe një votë shtesë, nëse të gjitha tjerat i ka të sigurta.

Burimet thonë se Osmani dhe Kurti janë duke u munduar t‘i bindin deputetët Adem Hoxha dhe Xhavit Haliti. Ky i fundit më 22 mars e ka votuar Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ndonëse PDK-ja nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Përndryshe, nëse sigurohen 80 votat e nevojshme, seanca për votimin e presidentit do të thirret nga 6 prilli 2021 e tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat