Pas lajmit për çmimin e maskës, reagon ashpër Kusari-Lila

Aktuale

Pas lajmit për çmimin e maskës, reagon ashpër Kusari-Lila

Nga: M.H. Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:15
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkulloi që maska e saj ka kushtuar 120 euro.

Kusari shprehët që maskën nuk e ka blerë 120 euro por e ka qepur në Gjakovë nga rrobaqepësi Reshat Haxhismajli, përcjell “Bota sot”.

Ajo më tej i quan gazetarët që e kanë publikuar lajmin dembela njëkohësisht shpreh falenderimin për rrobaqepësin për kreativitetin.

Postimi i plotë

Në mesin e dramës për zgjedhjen e Presidentit të vendit portalet me agjenda destruktive po merren me “çmimin” e maskës time.

Epo pasi janë përtacë për të kry punën e tyre si duhet, unë i informoj se këtë maskë nuk e kam blerë 120 € por e kam qepur në Gjakovë tek rrobaqepësi duarartë Reshat Haxhismajli.

Baca Reshat më ka qepur edhe disa kostume tjera, ndërsa për të më bërë nder, tri maska mi ka dhuruar falas.

Andaj dua t’a falenderoj për kreativitetin dhe vënien në pah të talentit të tij tek “portalet” tona dembele.

Gjithashtu i inkurajoj të gjithë të interesuarit të kontaktojnë Reshatin për maska apo kostume të prera.

#LajmeKoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat