​Treshja e LDK-së nuk voton as sot për presidentin

Aktuale

​Treshja e LDK-së nuk voton as sot për presidentin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:55
Kuvendi i Kosovës

Ka filluar vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

Me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se në sallë janë të pranishëm 83 deputetë dhe se ka kuorum për ta zgjedhur presidentin.

As në vazhdimin e seancës së sotme nuk votuan treshja e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj.

Por me prezencën e dy deputetëve nga radhët e minoriteteve joserbe, Fadil Gashi dhe Adem Hoxha, mosvotimi i tyre do të jetë i pavlerë, pasi janë siguruar votat e duhura për zgjedhjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat