Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe humnaisti Halil Kastrati kanë vizituar kryetarin e Kuvenditi Glauk Konjufcën.
Ata biseduan kryesisht për temat të cilat e preokupojnë vendin tonë.
“Ishte konkluzion i përbashkët që vetëm bashkë, duke vënë në rend të parë interesin shtetëror mund të ecim me sukses në rrugën tonë me shumë sfida”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Postimi në Facebook:
Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, takuam Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilin e uruam për marrjen e mandatit në krye të legjislativit.
Biseduam për temat që preokupojnë shtetin tonë, duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, investimet nderkombëtare, menaxhimi i pandemisë, integrimi i shtetit në mekanizmat ndërkombëtar etj.
Ishte konkluzion i përbashkët që vetëm bashkë, duke vënë në rend të parë interesin shtetëror mund të ecim me sukses në rrugën tonë me shumë sfida.