Agim Rexhepi vjen me një propozim dhe apelim rreth veteranëve të UÇK-së

Aktuale

Agim Rexhepi vjen me një propozim dhe apelim rreth veteranëve të UÇK-së

Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:25
UÇK

Agim Rexhepi nga shoqata 'Miqtë e Amerikës', ka theksuar se i nxitur nga iniciativa shumë e qëlluar e Senatores shumë të nderuar të SHBA, znj. Kyrsten Sinema, që kërkon të përkrahën të gjithë veteranët në SHBA, ai ka ardhur me një propozim.

"PROPOZOJ - APELOJ

Nderimin e veteranëve tanë - të cilët kanë sakrifikuar çdo gjë për me realizu aspiratën tonë nacionale krijimin e shtetit të Kosovës, dhe duke vepru që ti mbajmë të shëndetshëm, veçanërisht ish luftëtarët e plagosur nga çetnikët serbë, për të mposhtur pandeminë e koronavirusit,

APELOJ dhe kërkoj përkrahje gjuthëpërfshirëse QË TË GJITHË ISH PJESTARËT E ÙÇK-së, të vaksionohen me prioritet.

Ne duhet të vazhdojmë të nderojmë veteranët tanë dhe familjet e tyre, t'u japim përparësi nevojave të tyre.", ka shkruar Rexhepi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat