Xhafer Gashi nuk ndalet, edhe sonte themeloi dy degë të Iniciativës së tij

Aktuale

Xhafer Gashi nuk ndalet, edhe sonte themeloi dy degë të Iniciativës së tij

Nga: N.Sh Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:07
Xhafer Gashi

Kryetari i Obiliqit, i cili dha dorëheqje nga AAK-ja, ka filluar fuqishëm mobilizimin e tij me qytetarët e kësaj komune.

Ai ka themeluar disa degë të Iniciativës Qytetare.

Këtë Iniciativë e formoi menjëherë pas dorëheqjes nga AAK-ja, me të cilën do të kandidojë për kryetar të Obiliqit në zgjedhjet lokale që mbahen në fund të këtij viti.

Postimi i plotë:

Sonte përmbyllim konstituimin edhe të dy degëve të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, ajo e Breznicës dhe Kozaricës.

Dega në Breznicë zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje: z.Rexhep Zeka-kryetar i degës, znj.Lendita Bekteshi-nënkryetare, z.Shkelzen Gashi-sekretar dhe 18 anëtarë të degës.

Dega në Kozaricë zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje: znj.Ganimete Krasniqi- kryetare e degës, z.Hysni Gashi-nënkryetar, z.Brahim Krasniqi-sekretar dhe 11 anëtarë të degës.

Strukturave drejtuese ju urova suksese në përgjegjësit e reja, njëkohësisht shpreha mirënjohjen time për kontributin e dhënë në vazhdimësi dhe për bashkëpunimin duke bërë që në këto dy lokalitete të realizohen shumë projekte të domosdoshme dhe të rëndësishme për banorët e kësaj zone.

Na priftë e mbara!

Xhafer Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat