Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri ka thënë se edhe komuna e Pejës do ta vendosin fotografinë zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani.
Por kur është pyetur se fotografinë e kujt e mban në zyrë, ai ka thënë se e mban të Rugoivës dhe presidentit të mëhershëm, duke mos e përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Jo, jemi tu e prit fotografinë zyrtare të presidentes.
Aktualisht e kam të presidentëve të mëhershëm, të presidentit Rugova. Qashtu ka shku, e kanë dërgu në kornizë fotografinë e presidentit të mëhershëm dhe ne e kemi vendos”, tha ai.