Çka nëse Vuçiq voton në Kosovë? Ish-këshilltari i Albin Kurtit reagon ashpër: Mos përdorni argument çetnik, por...

Aktuale

Çka nëse Vuçiq voton në Kosovë? Ish-këshilltari i Albin Kurtit reagon ashpër: Mos përdorni argument çetnik, por...

Nga: N.Sh. Më: 26 prill 2021 Në ora: 10:13
Albin Kurti

Ish-këshilltari i Albin Kurtit në Qeverinë I, Driton Tali ka reaguar ndaj kritikuseve të Albin Kurtit që shkoi e votoi në Shqipëri.

Ai thotë se çka janë këto pyetje që nëse edhe Vuçiq vjen në Kosovë me votu.

Ai si argument thotë se Kurti nuk ka shkua në Shqipëri me kriju Zejadnicë e as me nda Shqipërinë.

“Pse e ngritni këtë paralele pa lidhje?!!! Nëse nuk pajtoheni me votimin e qytetarëve të Shqipërisë me origjinë nga Kosova, atëhere përdorni agrumenta tjerë e jo kësifar "argumenti çetnik"”, shkruan Tali, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Çka jeni çu peshë more të bekuar kështu?!

Pse kjo pyetje: çka nëse edhe Vuçiqi vjen me votu në Kosovë?

Albini (bashkë me shqiptarët tjerë që kanë nënshtetësi) nuk shkoi në Shqipëri me kriju as Zajednica e as me nda Shqipërinë!

Pastaj, Kosova e njeh Shqiprinë, kemi edhe ambasadë atje.

Pse e ngritni këtë paralele pa lidhje?!!! Nëse nuk pajtoheni me votimin e qytetarëve të Shqipërisë me origjinë nga Kosova, atëhere përdorni agrumenta tjerë e jo kësifar "argumenti çetnik".

Interesant, e kam vërjetur se shumica nga ju që pe përdorni këtë argument jeni nga ata që thonit "se me ligjin për votim të mërgatës ju mundësohet 350 - 400 mijë serbëve të Serbisë me votu" - kurrë Kosova pa pasur më shumë se 220 mijë serbë, edhe ate në kohën e Rankoviqit bile.

Mistreca, krejt serbët që kanë nënshtetësi të Kosovës kanë të drejtë me votu.

Edhe Vuçiqi sikur ta kishte nënshtetësinë e Kosovës natyrisht se do të kishte të drejtë të votonte!

Por Vuçiqi është ka e lufton (nën)shtetësinë e Kosovës andaj s'ka të drejtë të votojë.

E Albini, bashkë me albinat tjerë të Kosovës, vullnetshëm e kanë lypë nënshtetësinë e Shqipërisë, jo veç pse e njohin por edhe se e duan.

Ndalni more këto budallallaqe çka jeni trenu kështu palidhje.

Veç nëse e keni marrë për mision kthyerjen e Serbisë mbrapa, atëhere vazhdone por...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat