Së shpejti pritet njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Aktuale

Së shpejti pritet njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Më: 26 prill 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka takuar sot drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke.

Zielke e informoi Cufajn për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ambasadori Cufaj falenderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë.

Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njejta të përmbyllet sa më parë. ”.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj priti sot në një takim pune Drejtorin për Rrugë Federale dhe...

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Monday, April 26, 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat