Ministri Vitia nuk raporton në komision, shkak agjenda e ngjeshur

Aktuale

Ministri Vitia nuk raporton në komision, shkak agjenda e ngjeshur

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:25
Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka mundur që të shkojë të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

“Ministria e Shëndetësisë është lajmëruar dhe ka kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami.

Në mbledhjen e komisionit është paraparë që të shqyrtohet zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat