Kurti niset drejt Brukselit, Kosovës i vjen paralajmërimi i fortë: Jemi para mundësisë së dytë për...

Aktuale

Kurti niset drejt Brukselit, Kosovës i vjen paralajmërimi i fortë: Jemi para mundësisë së dytë për...

Nga: P.R Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:32
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë për në Bruksel për një vizitë dyditore. E në prag të vizitës së Kurtit në Bruksel, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, përmes një postimi në facebokk ka shkruar se Kosova tani gjendet para një udhëkryqi të madh.

"Në vitin 2016 Kosova ka humbur mundësinë e artë për liberalizimin e vizave. Historia është e pa mëshirshme dhe rrallë herë të ofron mundësinë e dytë. Duhet të kuptojmë sy hapur që tani jemi para mundësisë së dytë. Kosova është, me gjasë, në udhëkryqin më të rëndësishëm shtet-ndërtues që nga shpallja e pavarësisë. Vendimet tona gjatë muajve në vijim kanë potencialin të japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës, të hapin shtigjet për pajtim dhe njohje në mes Kosovës dhe Serbisë dhe të vulosin konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës“, ka shkruar Shasha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Duke menduar për vizitën e Kurtit në Bruksel mu kujtuat një ngjarje e vitit 2018. Kur në vitin 2018 Komisioneri Hahn pat thonë se “viti 2020 është vit realist për liberalizimin e vizave” - të gjithë këtu u revoltuam pasi që viti 2020 na u duk tepër larg. Sot në 2021 më kujtohen edhe fjalët e MLK-së: “Në jetë duhet të pranojmë humbjet e ndryshme, por një humbje që asnjëherë nuk guxojmë të pranojmë është humbja e shpresës”. Viti 2020 erdhi dhe shkoj, ndërsa shpresa jonë për liberalizim vizave është ende e fort sikur në 2018.

Gjatë vizitës së Kurtit në Bruksel patjetër se do diskutohet liberalizimi i vizave, dhe ndërlidhur me të do të diskutohet edhe sundimi i ligjit. Po ashtu, do të diskutohen mënyrat e ndihmës që BE-ja do të ofroj Kosovës në adresimin e pandemisë dhe natyrisht do të diskutohet edhe dialogu. Nëse deri para një kohe kemi pas dyshime se dialogu është i ndërlidhur me liberalizim të vizave, sot besoj të gjithë jemi dakord për një kushtëzim të tillë.

Përderisa, Kurti në Bruksel do të këtë përgjigje të qartë për sundimin e ligjit, ai duhet të këtë përgjigje të qartë edhe për dialogun. Nuk do këtë liberalizim të vizave pa progres në të dy këto fusha paralelisht – dhe në veçanti pa progres në dialogun. Non-paperat që po publikohen janë indikacion i ekzistimit të një dinamike të re diplomatike përkitazi me dialogun. SHBA dhe BE, pas Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, dëshirojnë të ankorojnë përfundimisht Kosovën në strukturat perëndimore. Dritarja e mundësisë që është ofruar me ardhjen e administratës Biden e bënë këtë momentum të veçantë për progres në çështjet që kërkojnë konsensus transatlantik. Është thelbësore që të njohim rëndësinë e momentumit para nesh.

Në vitin 2016 Kosova ka humbur mundësinë e artë për liberalizimin e vizave. Historia është e pa mëshirshme dhe rrallë herë të ofron mundësinë e dytë. Duhet të kuptojmë sy hapur që tani jemi para mundësisë së dytë. Kosova është, me gjasë, në udhëkryqin më të rëndësishëm shtet-ndërtues që nga shpallja e pavarësisë. Vendimet tona gjatë muajve në vijim kanë potencialin të japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës, të hapin shtigjet për pajtim dhe njohje në mes Kosovës dhe Serbisë dhe të vulosin konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat