Albin Kurti takon nesër sekretarin e NATO-s, nuk i referohen si kryeministër i Kosovës

Aktuale

Albin Kurti takon nesër sekretarin e NATO-s, nuk i referohen si kryeministër i Kosovës

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:07
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel nesër do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi është bërë publik në faqen zytare të NATO-s, por ajo që bie në sy është se Kurtit nuk i referohen si kryeministër i Kosovës – vetëm si zotëri Kurti nga Kosova.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Ky takim nuk do të jetë i hapur për media veçse fotografitë e takimit do të bëhen publike në faqën e NATO-s pas takimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat