“Pse s’po u hiqet borxhi i rrymës edhe shqiptarëve?” – Kjo është përgjigja e Kusari-Lilës

Aktuale

“Pse s’po u hiqet borxhi i rrymës edhe shqiptarëve?” – Kjo është përgjigja e Kusari-Lilës

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:58
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka folur pas vendimit që u propozua nga vet ajo dhe Armend Muja që të ndahen 11 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri.

Ajo thotë se është dashur të bëhet një zgjidhje që nuk ka ndodhur më herët ndërsa ka thënë se refuzon të bie pre e kurtheve të atyre që s’kanë mundur ta zgjidhin atë problem.

Derisa u pyet nga moderatori Ermail Panduri, se “pse spo u heqet akumulimi i borxhit edhe shqiptarëve në veri?”, Kusari-Lila, jep një përgjigje skandaloze, duke thënë se janë qytetarë të përgjegjshëm.

‘”Ata nëse janë të lidhur me KEDS, kanë vazhduar të jenë qytetarë të përgjegjshëm. Është proces kompleks që nuk duhet të bihet në kurthin e opozitës”.

Ndërsa e pyetur se çka do i thotë Sami Kurteshit që dikur kishte deklaruar ‘pse me i pagu rrymë atyre që ma kanë vra shokun’, Kusari-Lila e ka këtë përgjigje:

‘’Kurteshit dhe gjithë të tjerëve ju përgjigjem se ky është në raport me faturimin e drejtpërdrejt të faturave të qytetarëve. Kemi të bëjmë me një ndërmarrje sic është KOSTT dhe është në kompetencë të saj të bëjë bilancin brenda kufirit të Kosovës. Ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të Kosovës. S’ka të bëjë me një ngarkesë ndaj qytetarit’’, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat