Kurti në Parlamentin Evropian: Kosova në tryezën e bisedimeve ulet vetëm me këtë kusht

Aktuale

Kurti në Parlamentin Evropian: Kosova në tryezën e bisedimeve ulet vetëm me këtë kusht

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:41
Albin Kurti

(E plotësuar 18:27) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë adresimit në Komunitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka prezantuar katër hapat për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit në Bruksel tha se dialogu duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë në raport me palën serbe.

Kurti: Këto janë katër hapat për rifillimin e dialogut

“Si kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave detyrimi im i parë është që mbrojë sovranitetin, pavarësinë dhe Kushtetutën tonë. Prandaj ne jemi për dialog, që është i mirë përgatitur dhe me parime. I drejtë dhe barabartë. I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të Ahtisarit, dhe hapja e kësaj pako do të thotë hapje e listës së dëshirave dhe shkëputjeve që do të qonin ngjarje të paparashikuara. E dyta është pranimi i të vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e të kaluarës. Për të parandaluar gjenocidin Nato është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte ai me regjimin e tij që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Kishte aparat shtetëror dhe zyrtar qeveritar dhe një zinxhir komande, por edhe pas luftës në Kosovë qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe krimet e të kaluarës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës Serbia po identifikohet në to. Së treti është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi si të barabartë për të zgjidhur...Parimi i katërt është se qytetarët duhet të jenë përfitues përfundimtar”, tha ai.

Në kryeqendrën evropiane, Kurti tha se çështja e parë që duhet zgjidhur me Serbinë është fati i të pagjeturve.

Kurti: Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve

“Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve, nëse nuk bëjmë përparim në këtë temë vështirë që mund të bëjmë përparim në fusha tjera. Kështu që nuk mund të injorojmë historinë”, u shpreh Kurti.

Euro-deputetëve, kryeministri Kurti iu kërkoi që BE-ja të dalë me një plan mini-marshall për Ballkanin Perëndimor.

Kurti: Është në interes të BE-së që të dalin me një plan mini-marshall për Ballkanin Perëndimor

“Besoj që është në interes të BE-së që të dalin me një plan mini-marshall që të përshpejtonte reformat dhe plotësonte dhe përfundonte anëtarësimin. Plani amerikan marshall kishte ndërtuar evropianë,. Tash është koha e BE-së që të shpëtojë dhe ndërtojë Ballkanin perëndimor”, tha ajo.

I pyetur nga deputetët e Parlamentit Evropian, Kurti foli edhe për marrëveshjen e Uashingtonit, për të cilat tha se është më shumë si grumbullim pikash, e jo një marrëveshje merr ose lerë.

Kurti: Nuk besoj që është menduar të implementohet

“Nuk besoj që është menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive Kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, u shpreh ai.

Ndërsa, euro-deputetja, njëherësh raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon foli për qëllimin e dokumenteve ‘non paper’ që qarkulluan për marrëveshjen finale Kosovë Serbi.

Ajo tha se qëllimi i tyre është përhapja e frikës dhe provokimi.

Viola Von Cramon: Qëllimi i këtyre non-paper është përhapja e frikës dhe provokimi

“Jemi të gatshëm t’iu mbështetim në çdo gjë që iu duhet, qëndrojmë në krahun e Kosovës për garantimin e shtetësisë së saj. Nuk iu kushtojmë vëmendje këtyre ‘non paper’, e dijmë çka ka prapa këtyre. Për të përhapur frikë, frikësuar dhe provokuar”, u shpreh ajo.

***

Kryeministri Albin Kurti ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve .

Në këtë fjalim, Kurti ka renditur 4 kushtet për të bërë dialog me Serbinë.

“Nuk jam lideri i parë që flas në këtë Institucion edhe liderët tjerë të Kosovës kanë folur para meje në rrethana dhe kohë të ndryshme. Kam dalë të flas para jush si një kryeministër i një vendi sovran, i vogël por me shpresë, i ri por edhe antik që në kohë të ndryshme ka mbrojtur vlerat evropiane.”

“Si popull kemi vuajtur okupime nga Perandori e regjime të ndryshme që kanë tentuar të asimilojnë gjuhën dhe kulturën tonë të marrin tokën tonë dhe të zhdukin ekzistencën tonë. Kosova e pranon dialogun me Serbinë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, dëshiron marrëdhënie paqësore që dy vendet tona dy popujt tonë të jetojnë e të punojnë në harmoni”, tha Kurti.

Tutje Kurti, deklaroi se “Tani, si një kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave, detyrimi im i parë është që të mbroj sovranitetin, pavarësinë dhe kushtetutën tonë.”

“Ne jemi për dialogun, por dialog që është mirë i përgatitur mbi parime i drejtë dhe i barabartë. Më lejoni t’i përkufizoj këto parime: I pari është pranimi i realitetit, kjo do të thotë se nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të pakos së Ahtisarit ka qenë kompromis do të thotë hapja e listës së dëshirave, që do të qonte në ngjarje të paparashikueshme.”

“E dyta është pranimi i së vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e së kaluarës. Për të ndaluar gjenocidin, NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte Beogardi me regjimin e Millosheviqit që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Ishte aparat shtetëror me zyrtar qeveritar e me zinxhir komande. Edhe pas luftës në Kosovës edhe regjimit të Millosheviqit, Qeveria e re nuk është distancuar asnjëherë nga Sllobodan Millosheviqi dhe krimet e tij të luftës.”

“E treta është barazia e përfaqësuesve. Në çdo tryezë ulemi si të barabartë. Kosova nuk është një problem në dialog, por është pjesë e dialogut dhe kjo duhet kuptuar. E katërta qytetarët duhet të jenë përfituese përfundimtarë. Ne duhet të ofrojmë zgjidhje reale për problemet reale siç është fati i personave të pagjetur, ku 1/3 nuk janë shqiptarë”, deklaroi Kurti.

“Çdo pranverë Kosova mban zi dhe përkujtojmë masakrat që i ka shkaktuar Serbia. Mu për këtë çështja e parë që duhet ta trajtojmë është çështja e fatit të personave të zhdukur. Kështu që ne nuk mund të injorojmë historinë”, shtoi kreu i ekzekutivit.

“Besoj që është në interes të BE-së dhe Evropës është që të dalim me një plan mini Marshall. Plani Marshal kishte shpëtuar dhe ndërtuar Evropën”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

***

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve ku ka folur për parimet që duhet ndjekur në dialogun me Serbinë.

Kurti tha se Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me Serbinë.

“Detyrimi im që të mbrojë pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i  realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të thoshte hapje e listës së dëshirave e shtytjeve që do të qonin në pasoja të padëshirueshme. Parimi i dytë është që Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe krimet dhe gjenocidin që ka kryer për të cilin NATO është dashur ta bombardojë regjimin e Beogradit, edhe pas luftës në Kosovë, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi. Parimi tretë është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi të barabartë, Kosova nuk është çështje por palë në dialog kjo duhet të kuptohet para çdo takimi”, tha Kurti.

Ai tha se çështja e parë që duhet të zgjidhet në bisedimet me Serbinë është fati i të pagjeturve.

“Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve, nëse nuk bëjmë përparim në këtë temë vështirë që mund të bëjmë përparim në fusha tjera”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat