QKUK jep detaje për të aksidentuarit nga vetua në Veternik

Aktuale

QKUK jep detaje për të aksidentuarit nga vetua në Veternik

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:00
QKUK

Një veturë ka goditur sot dy këmbësorë që ishin duke e kaluar rrugën në Veternik të Prishtinës.

Mjeku kujdestar në emergjencë të QKUK-së, Naser Syla, ka dhënë detaje për lajmi.net rreth gjendjes shëndetësore të dy këmbësorëve, prej të cilëve njëri ka qenë i mitur.

“Është një grua e Drenasit së bashku me djalin e saj që i ka goditur vetura. Gruaja është në gjendje të keqe shëndetësore, ndërsa fëmija është në gjendje stabile dhe nuk ka lëndime të mëdha”, ka thënë Syla.

Mediat kanë provuar të marrë detaje të aksidentit edhe nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje nga zëdhënësit e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat