Ardhja e 4 mijë e 690 doza të vaksinës, reagon zyrtari i PDK-së: Kaq është i madh Albin Kurti në punët e shtetit

Aktuale

Ardhja e 4 mijë e 690 doza të vaksinës, reagon zyrtari i PDK-së: Kaq është i madh Albin Kurti në punët e shtetit

Nga: N. H Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se pas pranimit të 4 mijë e 690 doza të vaksinës Pfizer/Biontech, këto doza do të përdoren për imunizimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë.

Në lidhje me vaksinat e pranuara, ka reaguar zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, përcjell “Bota sot”.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij ne Facebook, dhe ka thënë se kjo foto është papërgjegjshmëria e Albin Kurtit dhe Arben Vitisë për t’i siguruar qytetarëve vaksina.

Ja shkrimi i tij:

Në këtë foto është Qeveria Kurti 2.

Në këtë foto është papërgjegjshmëria e Albin Kurtit dhe Arben Vitisë për t'i siguruar qytetarëve vaksina.

Në këtë foto janë ditët e humbura të Albin Kurtit në fushata zgjedhore pa asnjë kuptim.

Kaq është i madh Albin Kurti në punët e shtetit. Sa kjo pako me vaksina lëmoshë

Image
 

Në këtë foto është Qeveria Kurti 2. Në këtë foto është papërgjegjshmëria e Albin Kurtit dhe Arben Vitisë për t'i...

Posted by Betim Gjoshi on E mërkurë, 5 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat