Besnik Bislimi-opozitës: E gjeta në tavolinë këtë fletore, mendova se është pako me çokollata

Aktuale

Besnik Bislimi-opozitës: E gjeta në tavolinë këtë fletore, mendova se është pako me çokollata

Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:53
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke kritikuar opozitën për kritikat që po ia bën programit të qeverisë Kurti, ka dhënë një shembull me një fletore që ka gjetur në tavolinë, e që Bislimi thotë se ka menduar që është pako me çokollata.

“Në ditën e parë të punës si zëvendëskryeministër, unë e kam gjetur këtë fletore dhe më është dukur si pako e çokollatave dhe natyrisht se si pako e çokollatave më është dukur më atraktive.

Hapne pak edhe brenda dhe shiheni se çka ka edhe brenda”, ka thënë Bislimi derisa ka shtuar se mbetet të shihet në fund të mandatit se a është program i mirë a po jo.

“Pas katër viteve ju mundeni me thënë se a është bërë kjo mirë a nuk e kemi realizu, a është kjo mirë a nuk e keni realize”, ka thënë Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat