Lajm i fundit: Kurti fton në takime tre liderët e partive opozitare gjatë javës së ardhshme

Aktuale

Lajm i fundit: Kurti fton në takime tre liderët e partive opozitare gjatë javës së ardhshme

Nga: A.M. Më: 20 maj 2021 Në ora: 18:21
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitave në Bruksel, pati paralajmëruar se do të bisedojë më opozitën për çështjen e dialogut.

Dy ditë pasi u kthye nga vizita e fundit në Bruksel, Kurti  u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend: Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një Komunikate për media.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend: z. Enver Hoxhaj (PDK), z. Lumir Abdixhiku (LDK), dhe z. Ramush Haradinaj (AAK).

Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat