PDK tregon nëse do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim

Aktuale

PDK tregon nëse do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim

Më: 20 maj 2021 Në ora: 20:00
PDK

Pas ftesës për takim e Kryeministrit Kurti për liderët opozitar, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka thënë se ende nuk kanë një vendim nëse Hoxhaj do të marrë pjesë në këtë takim.

“Ne e kemi pranuar sot pasdite letrën e Kurtit.

Pas kësaj e kemi mbajtur një takim në parti dhe akoma nuk e kemi marrë një vendim, do ta marrim javën e ardhshme”, ka thënë Totaj.

Në këtë takim sipas njoftimit të qeverisë pritet të diskutohet për çështjet me interes nacional, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat